Takimi në Kuvend Sot pritet nënshkrimi i marrëveshjes për koalicionin qeverisës LDK – VV

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës do të takohen sot për të nënshkruar marrëveshjen për koalicionin qeverisës.

Takimi pritet të zhvillohet në orën 14:00 në Kuvendin e Kosovës.

Kujtojmë se në takimin që u mbajt të shtunën në mes të Isa Mustafës dhe Albin Kurtit, u tha se është përmbyllur 100 për qind harmonizimi i programit qeverisës, duke u pajtuar për të gjitha çështjet e hapura, e po ashtu edhe sa i përket kabinetit qeverisës, sipas të cilëve do të ketë 12 ministri.

Krahas kësaj, është raportuar se pesë ministri do i takojnë Lëvizjes Vetëvendosje, pesë Lidhjes Demokratike të Kosovës, një minoritetit serb dhe një për minoritet tjera.

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, pas gati dy muaj bisedime që nga përfundimi i zgjedhjeve, kanë harmonizuar 100 për qind për programin qeverisës.

Subjekti i Albin Kurtit në zgjedhjet e 6 tetorit ka arritur t’i marrë 29 deputetë, LDK një më pak 28. Ndërsa, iu duhen edhe disa vota të pakicave për të ndërtuar qeverinë e re.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.