Sot përfundon afati për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës, kaq aplikime janë bërë

18.08.2021

Deri të martën Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka pranuar 9 mijë e 600 aplikime për regjistrim si votues jashtë vendit. Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së ka treguar se sot edhe zyrtarisht do të përfundon afati për aplikim për regjistrim si votues jashtë Kosovës. Elezi ka thënë se pas ditës së sotme do të ketë […]

Sot përfundon afati për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës, kaq aplikime janë bërë Foto: Ilustrim

Deri të martën Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka pranuar 9 mijë e 600 aplikime për regjistrim si votues jashtë vendit.

Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së ka treguar se sot edhe zyrtarisht do të përfundon afati për aplikim për regjistrim si votues jashtë Kosovës.

Elezi ka thënë se pas ditës së sotme do të ketë një raport të detajuar nga KQZ-ja, ku do të bëhet e ditur se sa nga aplikuesit janë regjistruar suksesshëm si votues jashtë Kosovës dhe sa jo, pasi nuk kanë plotësuar kriteret ligjore.

Të gjithë aplikuesit që arrijnë të regjistrohen si votues jashtë Kosovës, do të mund të votojnë përmes postës në një fazë të mëvonshme e cila fillon më 15 shtator. Fletëvotimet duhet të pranohen nga KQZ-ja më së largu deri më 15 tetor.