Sot përfundon afati për krijimin e koalicioneve parazgjedhore për zgjedhjet lokale të 12 tetorit

23.06.2025

Sot, më 23 qershor, përfundon afati ligjor për partitë politike që dëshirojnë të formojnë koalicione për të garuar në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Megjithëse afati skadon gjatë ditës së sotme, deri të premten vetëm dy parti politike e kanë njoftuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për pjesëmarrje në zgjedhje përmes një koalicioni të përbashkët.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka konfirmuar për RTKlive se deri më tani vetëm Demokratska Stranka Bošnjaka dhe Demokratska Stranka Vatan kanë aplikuar për certifikim nën emrin “Koalicija Vakat”.

Po ashtu, KQZ ka njoftuar se sot përfundon edhe afati për partitë politike që duan të deklarojnë se nuk do të marrin pjesë në zgjedhje.