Sot, pagat e Janarit dalin në sektorin publik, nga nesër shteti s’mund të bëjë asnjë pagesë

31.01.2019

Është paraparë që pagat e sektorit publik të këtij muaji do të dalin sot, shkaku që nga nesër Qeveria e Kosovës nuk mund të bëjë asnjë pagesë (shpenzim), deri sa buxheti i këtij viti të votohet. Kurse, Kuvendi i Kosovës buxhetin e vitit 2019 ende nuk e ka votuar, ndërsa seanca për këtë projektligj është […]

Sot, pagat e Janarit dalin në sektorin publik, nga nesër shteti s’mund të bëjë asnjë pagesë

Është paraparë që pagat e sektorit publik të këtij muaji do të dalin sot, shkaku që nga nesër Qeveria e Kosovës nuk mund të bëjë asnjë pagesë (shpenzim), deri sa buxheti i këtij viti të votohet.

Kurse, Kuvendi i Kosovës buxhetin e vitit 2019 ende nuk e ka votuar, ndërsa seanca për këtë projektligj është caktuar data 2 shkurt, që të bëhet miratimi apo mosmiratimi i buxhetit të vitit 2019.

Nga nesër, shteti i Kosovës bëhet zyrtarisht në bllokadë financiare, ku nuk mund të bëjë asnjë shpenzim, përveç borxheve publike.

Njoftimin për pagat e Janarit që do të dalin sot për sektorin publik, e ka bërë të ditur zv. ministri i Financave, z.Muharrem Shahini, raporton Express.

Zv. Ministri i Financave, Muharrem Shahini tha se: Pagat do të dalin një ditë më herët, pasi nesër zyrtarisht bllokohet çdo pagesë e mundshme, deri në votimin e buxhetit.

Kurse, vendi mund të shpenzojë vetëm një muaj të vitit fiskal, pa buxhet të miratuar këtë e lejon ligji për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësive.

Etiketat

Ofertat e fundit