Sot nis rinumërimi i votave të 1472 vendvotimeve

13.11.2019

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) me anë të një vendimi ka detyruar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) të bëjë rinumërimin e 1472 vendvotimeve. Ndërsa rinumërimi i këtyre vendvotimeve do të nisë sot në Qendrën për Numërim dhe Rezultate (QNR). Kështu ka bërë të ditur për IndeksOnline zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi i cili […]

Sot nis rinumërimi i votave të 1472 vendvotimeve Foto: Qendra e Numërimit dhe Rezultateve (QNR)

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) me anë të një vendimi ka detyruar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) të bëjë rinumërimin e 1472 vendvotimeve.

Ndërsa rinumërimi i këtyre vendvotimeve do të nisë sot në Qendrën për Numërim dhe Rezultate (QNR).

Kështu ka bërë të ditur për IndeksOnline zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi i cili tha se sot (e mërkurë, 13 nëntor, ora 16:00) në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve nis procesi i rinumërimit të votave të vendvotimeve pas vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).