Ka përfunduar procesi i numërimit të votave me kusht si dhe ato të personave me nevoja të veçanta në Qendrën e Numërimit të Rezultateve (QNR), ku fituese doli Lëvizja Vetëvendosje.
Ndërsa kur do të fillojë rinumërimi i katër vendvotimeve, vendim ky të cilin e mori KQZ në mbledhje e së premtës, ka folur zëdhënësi i këtij institucioni, Valmir Elezi.
Sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi, do të vazhdohet me rinumërim të 4 vendvotimeve për të cilat KQZ-ja vendosi në mbledhjen e së premtes.
Sa i përket vendimit të Supremes për votat e ardhura me vonesë nga diaspora, Elezi ka thënë se tani pritet që PZAP të marrë vendim për numërim të tyre.