11.07.2019, 9:04

Sot nis projekti për përmirësimin e cilësisë në arsimin e lartë

Me një ceremoni sot shënohet fillimi i projektit “Cilësi, llogaridhënie, integritet dhe transparencë në arsimin e lartë (QAINT)”.

Ky projekt është trevjeçar dhe ka për qëllim ta ngrit sistemin e arsimit të lartë në Kosovë në nivel të standardeve ndërkombëtare të cilësisë, transparencës, integritetit dhe llogaridhënies dhe është në përputhshmëri me mbështetjen e vazhdueshme të qeverisë austriake, veçanërisht në fushën e arsimit të lartë, për ta ndihmuar integrimin dhe përshtatjen e sistemeve të arsimit të lartë në Kosovë me standardet e rajonit të Evropës për cilësi dhe rezultate në punë.

Mbështetja e tillë ofrohet përmes zhvillimit të kapaciteteve të universiteteve publike për zbatimin e parimeve të Zonës Evropiane për Arsim të Lartë (EHEA) dhe përmes të përmirësimit të cilësisë dhe ngritjes së rëndësisë së programeve arsimore dhe të trajnimit për tregun e punës dhe me gjerë.

Ndikimi afatgjatë i këtij projekti është përmirësimi i cilësisë dhe i mundësisë konkurruese të sektorit të arsimit të lartë për të kontribuar në zhvillimin shoqëror dhe ekonomik të vendit.

LEXO EDHE:  Prokuroria dhe policia shkojnë në vendin ku po rinumërohen votat pas kërkesës së KQZ’së

Ky projekt financohet nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA) me kontribut nga ana e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT) dhe zbatohet nga Qendra për Arsim e Kosovës (KEC), Organizata për Ngritje të Cilësisë në Arsim (ORCA) dhe Qendra për Inovacion Shoqëror (ZSI).

Në ceremoninë e fillimit të projektit do të shfaqet një video prezantim i shkurtër rreth projektit dhe do të mbahen dy fjalime të shkurtra nga: Gernt Pfander, ambasador i Republikës së Austrisë dhe Shyqiri Bytyqi, ministër i Arsimit.

Të pranishëm gjithashtu do të jenë rektorët e institucioneve të arsimit të lartë në Kosovë, përfaqësuesit e Agjencisë së Kosovës për Akreditim, përfaqësuesit e zyrës së ADA-s në Kosovë, zyrtarë qeveritarë, ekspertë dhe personalitete të tjera.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.