Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se sot do të fillojë numërimi i votave të ardhura me postë.

Numërimi do të fillojë prej orës 10:00, ndërkohë që KQZ më herët kishte bërë të ditur se nga diaspora kanë ardhur rreth 15.500 zarfe.

Sipas rezultateve preliminare të zgjedhjeve të 6 tetorit, Lëvizja Vetëvendosje prin me 25.49 për qind, para LDK-së me 24.82 për qind.

PDK është e treta me 21.24 për qind, koalicioni AAK-PSD ka 11.57 për qind, derisa  koalicioni Nisma-AKR-PD është nën pragun zgjedhor me 4.96 për qind të votave.