Sot në orën 18:00 hyjnë në fuqi masat e reja anti-COVID

13.11.2020

Pas rritjës së numrit të infektuarve me virusin Korona, Qeveria e Kosovës dje ka miratuar masat e reja për mbrojtjen dhe parandalimin e përhapjes së këtij virusi. Ky vendim i përfshin 30 masa, të cilat hyjnë në fuqi sot nga ora 18:00. Sipas Qeverisë, ky vendim do të vlerësohet pas dy jave, varësisht nga situata […]

Sot në orën 18:00 hyjnë në fuqi masat e reja anti-COVID Foto: Ilustrim

Pas rritjës së numrit të infektuarve me virusin Korona, Qeveria e Kosovës dje ka miratuar masat e reja për mbrojtjen dhe parandalimin e përhapjes së këtij virusi.

Ky vendim i përfshin 30 masa, të cilat hyjnë në fuqi sot nga ora 18:00.

Sipas Qeverisë, ky vendim do të vlerësohet pas dy jave, varësisht nga situata epidemiologjike në vend dhe vlen deri në një vendim tjetër. Në këtë vendim komunat janë ndarë në tri kategori sipas shkallës së rrezikut nga përhapja e infeksionit.

Komuna e Suharekës bënë pjesë në grupin e dytë të vendeve me rrezik të mesëm. Sipas masave për këtë grup bizneseve u lejohet të punojnë nga ora 05:00 deri në 18:00, gastronomia po ashtu deri në orën 18:00 (pas orës 18:00 vetëm merre me vete).