Masat e Qeverisë së Kosovës për ndalimin e mbajtjes së dasmave dhe eventeve të tjera familjare, si masë preventive për parandalimin dhe kontrollin e përhapjes së koronavirusit, kanë ndikuar në të gjithë “industrinë” e dasmave, duke përfshirë këngëtarët, sallonet e bukurisë e restorantet ku organizohen këto evente.
Për të kundërshtuar këtë vendim të qeverisë, estrada ka paralajmëruar protestë sot në ora 11:00.
I pari që inicoi organizimin e kësaj proteste ishte këngëtari Labinot Tahiri.
Ai përmes një postimi në Facebook kritikoi qeverinë për “diskriminimin” që ua ka bërë, duke ua “mohuar” bukën e gojës.
“Ju thras të gjithëve pronarë të restauranteve dhe Estradë! Të dashur qytetarë dhe kolegë, secili prej nesh ka të drejtë me reagu kur dikush ua mohon bukën e gojës femijëve tanë, pa marrë parasysh se kush je ti, apo jam unë! Të dashur kolegë, ju më nuk punoni qe 4 muaj, derisa Viva, Elkosa, Baushtella e biznese te tjera se kane ndal asnjë moment punën.
Të dashur vëllezer, per me ua ndalë gojen shpirtligëve punova 3 muaj në pandemi, me ju tregu qe Labi s’jeton vetem per bo… e vet, por mendon për të gjithë! Dmth. në 30 komuna kemi dërguar ndihma!
Në 5 vende tjera (qytete të trojeve shqiptare mbi 50 mijë euro).
Mbi 20.000 nëpër shume vende… nuk e di si kanë me komentu lirine e shprehjes dhe te drejten time disa kolegë apo qytetarë, kur unë kam femijë dhe duhet të i’u dërgojë bukë edhe atyre.
Derisa në tubime e mbledhje, në parlament e qeveri mblidhen, edhe ashtu si gjen asgje ata se kanë mbrojte në të 4 anët, as VIRUSI SI KAP, atehere as ne nuk përbejmë rrezik!
Unë jam tani i gatshëm për protestë nëse ju nuk jeni me lajmroni ne instagram, mos keni frik se ju i beni ata të lartë që udheheqin shtetin kush do qoft.
Zani i artistit është i rendesishëm.
ESTRADA KOSOVË E SHQIPËRISË
Shperndajeni me sallone me të gjitha që ka të bej gastronomia ne vendin tonë po ashtu estrada!” ka shkruar Labinot Tahiri.