Sot mot më i freskët, fundjava me rënie të temperaturave dhe reshje shiu

04.11.2022

Instituti Hidrometeorlogjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të mbajë mot më i freskët. IHMK-ja njofton se temperaturat minimale ndërmjet 4-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-19 gradë Celsius. Ndërsa, fundi i javës parashihet me kushte krejtësisht tjera meteorologjike, pasi që do të ketë rënie të temperaturave […]

Sot mot më i freskët, fundjava me rënie të temperaturave dhe reshje shiu Foto: Ilustrim

Instituti Hidrometeorlogjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të mbajë mot më i freskët.

IHMK-ja njofton se temperaturat minimale ndërmjet 4-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-19 gradë Celsius.

Ndërsa, fundi i javës parashihet me kushte krejtësisht tjera meteorologjike, pasi që do të ketë rënie të temperaturave dhe reshje shiu.

Do të fryjë erë e lehte deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit.