Sot mot me diell, vende-vende riga shiu
- 26.05.2022
- 0 komente
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) përmes një njoftimi, ka bërë të ditur se sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat vende – vende mund të sjellin reshje të izoluara shiu.

Po ashtu, nga IHK-ja ka bërë të ditur se në vise të larta parashihet të kemi inverzion në fushat termike gjë që temperaturat minimale atje parashihen të jenë më të larta se në viset e ulëta dhe mesatare, ndërsa temperaturat maksimale vazhdojnë të jenë më të ulëta si zakonisht.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-31 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-7m/s.
Indeksi UV do të jetë në vlerat e larta prandaj këshillohet që nga ora 10-17 të mos jemi në kontakt direkt me rrezet e diellit.
Reshje më të theksuar priten kah fundi i javës.
KOMENTE0
Leave a Reply