Sot mot me diell, temperaturat pritet të shkojnë deri në 33 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se vendi ynë do të ndikohet nga masat e nxehta të ajrit, me origjinë nga Afrika Veriore.

Këto masa të ajrit do të ndikojnë në ngritjen e temperaturave maksimale, duke bërë që dita e premte të regjistroj temperatura rekorde për muajin që jemi.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 16-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-33 gradë Celsius.

Indeksi UV mbetet i lartë, prandaj këshillohet që kontakti direkt me diellin nga ora 10-17 të jetë sa më i kufizuar.

Do të fryjë erë nga jugu dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-9m/s.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.