Sot mot me diell, temperaturat deri në 24°C

Sot mot me diell, temperaturat deri në 24°C
Eurolinda Zenelaj

06.05.2021 / Lajme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot kryesisht i qetë dhe me diell.

IHMK njofton se prezenca e vranësirave mund të jetë vetëm përgjatë viseve malore, por reshje shiu nuk parashihen.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-24 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-9m/s.

RAPORTO