Sot mot me diell temperaturat deri 23°C

Sot mot me diell temperaturat deri 23°C
Saranda Bytyçi

09.05.2021 / Lajme

Gjatë ditës së sotme moti kryesisht me diell

Në vlerat e temperaturave minimale do të kemi rënie, derisa ato maksimalet do të shënojnë rritje. Kushtet biometeorologjike do të jenë të mira, përjashtuar kontaktit direkt të rrezeve të diellit, për shkak të vlerave të larta të indeksit UV.

Temperaturat minimale do të zbresin deri 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të arrijnë deri 23 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga veriperëndimi dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-5 m/s,  thuhet në njoftimin e Institut Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK). 

RAPORTO