Sot mot me diell dhe vranët, vende-vende me reshje shiu

16.08.2022

Po ashtu, nga IHMK-ja kanë njoftuar se kjo situatë e krijuar meteorologjike do të mundësojë mot me diell dhe vranësira konvektive, të cilat ditën e martë dhe të premte, vende-vende parashihen të sjellin reshje shiu të intensitetit të dobët deri mesatar. Ndërkaq, i nxehti afrikan sërish pritet të rikthehet, duke ndikuar në rritjen e temperaturave […]

Sot mot me diell dhe vranët, vende-vende me reshje shiu Foto: Cloud in blue sky

Po ashtu, nga IHMK-ja kanë njoftuar se kjo situatë e krijuar meteorologjike do të mundësojë mot me diell dhe vranësira konvektive, të cilat ditën e martë dhe të premte, vende-vende parashihen të sjellin reshje shiu të intensitetit të dobët deri mesatar.

Ndërkaq, i nxehti afrikan sërish pritet të rikthehet, duke ndikuar në rritjen e temperaturave maksimale në mesditë, jo vetëm te ne, por edhe në të gjitha vendet kufitare.

Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-35 gradë Celsius.

Dita e enjte parashihet të jetë më nxehta duke arritur maksimumin e javës.

Indeksi UV do të shënojë vlera të rritura, prandaj bëhet apel për kujdes dhe respektim të këshillave të IKSHP dhe IHMK.

Do të fryjë erë nga perëndimi dhe veriperëndimi e lehtë dhe lokalisht e fortë.