Sot mot me diell dhe vranësira, mëngjesi me ngrica

Sot mot me diell dhe vranësira, mëngjesi me ngrica
Eurolinda Zenelaj

26.03.2021 / Lajme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

IHK njofton se në fushat termike do të ketë rritje graduale duke bërë që merkuri në termometër të shënoj vlerat 13-15 gradë Celsius, derisa minimalet do të mbesin rreth vlerave negative, diku -4 deri zero gradë Celsius.

Në mëngjes parashihen ngrica dhe këshillohen pjesëmarrësit në komunikacion që të kenë kujdes të shtuar.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit. 

RAPORTO