Sot mot me diell dhe pjesërisht i vranët

16.04.2022

Po ashtu, nga IHK kanë bërë të ditur se vranësirat në pjesën perëndimore dhe veriperëndimore të Dukagjinit kanë mundësi të shoqërohen me reshje shiu. Vlerat minimale të temperaturave do të lëvizin ndërmjet 1-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15- 24 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes […]

Sot mot me diell dhe pjesërisht i vranët Foto: Ilustrim

Po ashtu, nga IHK kanë bërë të ditur se vranësirat në pjesën perëndimore dhe veriperëndimore të Dukagjinit kanë mundësi të shoqërohen me reshje shiu.

Vlerat minimale të temperaturave do të lëvizin ndërmjet 1-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15- 24 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-5m/s.

Indeksi UV do të jetë i lartë, prandaj këshillohen qytetaret që kanë probleme me sëmundje kronike , të mos ju ekspozohen rrezeve direkte të diellit nga ora 10-17.

Sa i përket kushteve agrometeorologjike ato vazhdojnë të mbeten të mira.