Sot mot kryesisht me diell, temperaturat deri 26 gradë

07.05.2021

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se gjatë këtyre dy ditëve të ardhshme do të mbajë mot kryesisht me diell. Të shtunën parashihet të ketë rënie në vlerat e temperaturave maksimale, për shkak të prezencës së masave ajrore të cilat kanë origjinë nga verilindja. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius, ndërsa […]

Sot mot kryesisht me diell, temperaturat deri 26 gradë Foto: Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se gjatë këtyre dy ditëve të ardhshme do të mbajë mot kryesisht me diell.

Të shtunën parashihet të ketë rënie në vlerat e temperaturave maksimale, për shkak të prezencës së masave ajrore të cilat kanë origjinë nga verilindja.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16- 26 gradë.

Indeksi UV mbetet i lartë, kryesisht ditën e premte, kështu që apelohet kujdes ndaj atyre personave që kanë probleme me sëmundje kronike, sidomos kontakti direkt me rrezet e diellit nga ora 9-17, mundësisht të jetë sa më i kufizuar.