Sot mot i vranët, temperaturat maksimale 6 gradë
- 30.11.2022

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se do të mbajë mot i vranët dhe riga të dobëta shiu.
IHMK njofton se në mëngjes do të ketë kushte për mjegull.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius.
Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë mesatare dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i veriperëndimit dhe verilindjes.