Sot mot i vranët, temperaturat deri në – 6 gradë
- 14.12.2022

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë i ngjashëm me ditët e kaluara, por në fushat termike parashihen ndryshime.
IHMK njofton se minimalet do të lëvizin ndërmjet -6 deri -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius.
Në Prizren gjatë ditës së mërkurë temperaturat minimale do të arrijnë deri në -3 gradë, ndërsa ato maksimale deri në 6 gradë.
Sa i përket parametrit të erës do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-9m/s.
