Sot mot i vranët dhe me shi, temperaturat deri në 7 gradë
- 01.12.2022

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu.
IHMK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius.
Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë mesatare dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i veriperëndimit dhe verilindjes.
