Sot mot i vranët dhe me riga të dobëta shiu
- 02.12.2022

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot mban mot i vranët dhe me riga të dobëta shiu.
IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius.
Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë mesatare dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i veriperëndimit dhe verilindjes.
“Të premten. Mot i vranët dhe me riga të dobëta shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius.” thuhet në njoftimin e IHMK-së