Sot mot i vranët dhe me riga shiu, temperaturat deri në 15°C

06.11.2020

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat në pjesën jugore dhe juglindore mund të sjellin riga të dobëta shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius. Do të fryjë […]

Sot mot i vranët dhe me riga shiu, temperaturat deri në 15°C Foto: Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Vranësirat në pjesën jugore dhe juglindore mund të sjellin riga të dobëta shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-6 m/s.