Sot mot i vranët dhe me reshje shiu, në viset malore pritet të bie borë

17.11.2020

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot kryesisht do të mbajë mot i ndryshueshëm. Në mëngjes dhe gjatë natës pritet të ketë mjegull. Në ditën e marte pritet të kemi kushte tjera meteorologjike, vranësira të dendura të përcjellura me reshje shiu. Në fushat termike nuk do të ketë ndryshime të mëdha, sidomos në vlerat […]

Sot mot i vranët dhe me reshje shiu, në viset malore pritet të bie borë Foto: Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot kryesisht do të mbajë mot i ndryshueshëm.

Në mëngjes dhe gjatë natës pritet të ketë mjegull. Në ditën e marte pritet të kemi kushte tjera meteorologjike, vranësira të dendura të përcjellura me reshje shiu.

Në fushat termike nuk do të ketë ndryshime të mëdha, sidomos në vlerat e maksimaleve, kurse temperaturat minimale parashihen të ulen diku në zero dhe -1 gradë Celsius.

Reshjet e shiut në viset e larta malore mund të shoqërohen me fjolla të borës.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri në 4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-14 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-8 m/s.