Sot mot i vranët dhe me fjolla bore

28.01.2023

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot parashihet të mbajë mot i vranët dhe vende-vende me fjolla të dobëta bore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 0 deri 2 gradë Celsius. Ndërkaq, për të dielën IHK njofton se do të […]

Sot mot i vranët dhe me fjolla bore Foto: Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot parashihet të mbajë mot i vranët dhe vende-vende me fjolla të dobëta bore.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 0 deri 2 gradë Celsius.

Ndërkaq, për të dielën IHK njofton se do të mbajë po ashtu mot kryesisht i vranët.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -1 deri 1 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare.