Sot mot i vranët dhe me diell, temperaturat maksimale deri në 18 gradë

05.11.2022

Instituti Hidrometerologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë ditë së shtunë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. IHMK-ja bënë të ditur se vranësirat parashihen të sjellin reshje shiu në pjesë të ndryshme të Dukagjinit, kryesisht në perëndim dhe veriperëndim të asaj ane. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë […]

Sot mot i vranët dhe me diell, temperaturat maksimale deri në 18 gradë Foto: Ilustrim

Instituti Hidrometerologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë ditë së shtunë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

IHMK-ja bënë të ditur se vranësirat parashihen të sjellin reshje shiu në pjesë të ndryshme të Dukagjinit, kryesisht në perëndim dhe veriperëndim të asaj ane.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius.

Ndërsa, të dielën mot më dinamik, i vranët dhe me kushte për reshje të shiut. Reshjet me intensitet me te lartë parashihen në pjesën veriperëndimore të vendit, ndërsa pjesët tjera do të kenë më pak reshje.

Në fushat barike dhe termike parashihen rënie të dukshme, kryesisht në vlerat e temperaturave maksimaleve.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit.