Sot mot i ftohtë dhe me vranësira, temperaturat minimale deri në -11°C

16.02.2021

Java e tretë e muajit shkurt fillon me mot të ftohët dhe me vranësira të shpërndara. Deri të enjten do të ketë ngrica. Të mërkurën vende-vende parashihet të ketë reshje të dobëta bore. Nga dita e enjte priten ngritje graduale në fushat termike, në të dy vlerat ekstreme. Temperaturat minimale gjatë këtyre ditëve do të […]

Sot mot i ftohtë dhe me vranësira, temperaturat minimale deri në -11°C Foto: Ilustrim

Java e tretë e muajit shkurt fillon me mot të ftohët dhe me vranësira të shpërndara. Deri të enjten do të ketë ngrica.

Të mërkurën vende-vende parashihet të ketë reshje të dobëta bore. Nga dita e enjte priten ngritje graduale në fushat termike, në të dy vlerat ekstreme.

Temperaturat minimale gjatë këtyre ditëve do të lëvizin ndërmjet -11 deri -4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -4 gradë deri +5 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-7 m/s.