Sot mot i ftohtë dhe me ngrica, temperaturat -2 deri në 8°C

26.11.2020

Instituti Hidrometeorologjik ka parashikuar motin për sot, 26 nëntor, 2020. Sot mbi vendin tonë do të mbajë mot i ftohtë i ngjashëm me atë të ditës së djeshme, kjo si pasojë e masave anticiklonike të stacionuara mbi gadishullin e Ballkanit. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës […]

Sot mot i ftohtë dhe me ngrica, temperaturat -2 deri në 8°C Foto: Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik ka parashikuar motin për sot, 26 nëntor, 2020.

Sot mbi vendin tonë do të mbajë mot i ftohtë i ngjashëm me atë të ditës së djeshme, kjo si pasojë e masave anticiklonike të stacionuara mbi gadishullin e Ballkanit.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë Celsius.

Cilësia e ajrit do të jetë në kufijtë e pashëndetshëm si rrjedhojë e masave pasive të ajrit dhe elementeve tjerë meteorologjikë.

Në mëngjes pritet të ketë mjegull, nëpër ultësira dhe rrëzë maleve. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i verilindjes.