Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot kryesisht i vranët.
Vransirat ditën e sotme parashihen që vende-vende të sjellin riga lokale shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-5 m/s.