08.11.2019, 8:53

Sot mbyllet afati për ankesa në PZAP, vetëm dje u dorëzuan 65 ankesa

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur dje rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 6 tetorit.

E lidhur me këtë rezultat në PZAP vetëm dje kanë arritur 65 ankesa nga partitë politike.

Subjektet politike dhe kandidatët të cilët janë të pakënaqur me rezultatet përfundimtare të KQZ-së kanë të drejtë të paraqesin ankesa deri në ora 10:00 të ditës së sotme.

Pas pranimit të vendimit nga PZAP-i, subjektet politike që janë sërish të pakënaqura, kanë të drejtë të paraqitjes së ankesave në Gjykatën Supreme brenda 24 orëve.

Ndryshe, ankesat e para vetëm kanë shkuar në adresë të PZAP-së.

Partitë që kanë dorëzuar ankesa janë LDK, PDK, koalicioni Nisma-AKR-PD si dhe partitë e minoriteteve.

LEXO EDHE:  Ministri i Drejtësisë del para Gjykatës Speciale
© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.