Sot mblidhen tri komisione parlamentare, raportojnë dy ministra

27.02.2024

Në Kuvendin e Kosovës sot do të mbahen mbledhjet e tri komisioneve parlamentare, Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport, Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti dhe Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike.

Sot mblidhen tri komisione parlamentare, raportojnë dy ministra Foto: Anëtari i Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së, Salih Zyba

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport, sot në ora 10:00 mbanë mbledhjen e radhës, në rend dite ka edhe shqyrtimin e Planit të Performancës i Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore për vitin 2024si dhe shqyrtimin e Planit të punës së Komisionit për sesionin pranveror 2024.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, pritet të raportojë sot para deputetëve në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, lidhur me realizimin e projekteve të ministrisë për vitin 2023 dhe planet e ministrisë për vitin 2024që do të fillojë nga ora 11:00.

Ndërsa, në një Komision për Mbikëqyrjen e Financave Publike pritet të raportojë ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu. Në këtë mbledhje, që po ashtu fillon në ora 11:00 pritet të shqyrtohet raporti i auditimit të performances” Prokurimet e negociuara pa publikim të njoftimit për kontratë në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në vitin 2021”.