Sot mbahet mbledhja e Qeverisë, Kurti mbledh ministrat

25.01.2023

Qeveria e Kosovës do të mbajë sot mbledhjen e radhës. Kjo është bërë e ditur nga zyra për informim e kryeministrit. Mbledhja do të mbahet në ora 10:00, në Ndërtesën e Qeverisë. Ndërsa, nuk janë bërë të ditura pikat e rendit të ditës. Në mbledhjet e janarit të këtij viti, Qeveria e Kosovës ka marrë […]

Sot mbahet mbledhja e Qeverisë, Kurti mbledh ministrat Foto: Qeveria e Kosovës / Zyra e Kryeministrit

Qeveria e Kosovës do të mbajë sot mbledhjen e radhës. Kjo është bërë e ditur nga zyra për informim e kryeministrit.

Mbledhja do të mbahet në ora 10:00, në Ndërtesën e Qeverisë.

Ndërsa, nuk janë bërë të ditura pikat e rendit të ditës.

Në mbledhjet e janarit të këtij viti, Qeveria e Kosovës ka marrë një sërë vendimesh, kryesisht në kuadër të sektorit energjetik dhe ndarjen e mjeteve në kuadër të pakos për përballje me inflacionin.