Sot mbahet mbledhja e parë e Kryesisë së Kuvendit të legjislaturës VII

20.01.2020

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka thirrur për sot mbledhjen e parë të Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës, të Legjislaturës VII.  Në këtë mbledhje kryesia do të bejë shqyrtimin e kërkesës për caktimin e delegacionit të Kuvendit të Republikës së Kosovës për përfaqësim në Asamblenë Parlamentare të Procesit të […]

Sot mbahet mbledhja e parë e Kryesisë së Kuvendit të legjislaturës VII Foto: Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca (Anadolu Agency)

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka thirrur për sot mbledhjen e parë të Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës, të Legjislaturës VII. 

Në këtë mbledhje kryesia do të bejë shqyrtimin e kërkesës për caktimin e delegacionit të Kuvendit të Republikës së Kosovës për përfaqësim në Asamblenë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore-SEECP,

Po ashtu gjatë kësaj mbledhje do të behët edhe shqyrtimi i kërkesës për caktimin e delegacionit të Kuvendit të Republikës së Kosovës për përfaqësim në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.