Sot marrin dozën e dytë mjekët që u vaksinuan në Kukës

24.05.2021

500 punëtorët shëndetësorë kosovarë që kanë marrë dozën e parë të vaksinës në Kukës më 20 dhe 21 mars, janë ftuar të hënën të paraqiten ne sallën “1 Tetori” në Prishtinë për të injektuar dozën e dytë. Të imunizuarit me AstraZeneca do të bëhen kosovarët e parë që do të “sigurohen” me dozën e dytë. […]

Sot marrin dozën e dytë mjekët që u vaksinuan në Kukës Foto: Ilustrim

500 punëtorët shëndetësorë kosovarë që kanë marrë dozën e parë të vaksinës në Kukës më 20 dhe 21 mars, janë ftuar të hënën të paraqiten ne sallën “1 Tetori” në Prishtinë për të injektuar dozën e dytë.

Të imunizuarit me AstraZeneca do të bëhen kosovarët e parë që do të “sigurohen” me dozën e dytë. Ata kësaj radhe do të vaksinohen me Pfizer.

Kreu i Federatës Sindikale të Shëndetësisë, Blerim Syla, ka njoftuar se vaksinimi i dytë për stafin mjekësor do fillojë nga ora 12:30, ndërsa do t`i mbrojë edhe nga versioni i ri indian i virusit.

Ndërkaq, sot pasdite pritet të arrijnë edhe 3500 doza të vaksinës anti-Covid të Pfizerit në Kosovë, si pjesë e ndihmës nga Bashkimi Evropian.