Sot lirohen nga Klinika Infektive gjashtë persona të shëruar nga COVID-19

QKUK në një njoftim ka bërë të ditur se sot do të lirohen gjashtë persona të shëruar nga Covid-19.
Në klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës( QKUK), sipas raportit të datës 23.04.2020, janë të hospitalizuar gjithsej 58 raste.
Prej tyre, të diagnostikuar me Covid-19, janë gjithsej 48 raste.
“Sot, do të lirohen nga klinika 6 raste të shëruar nga infeksioni me Covid -19”, thuhet në njoftim.