Sot do të mbledhet Kryesia e Kuvendit të Kosovës për shyqyrtimin e 42 deputetëve nënshkrues për seancë të jashtëzakonshme.

Sipas 42 deputetëve që nënshkruan për seancë të jashtëzakonshme, sot në Kuvend do të diskutohet për vendimin e SBASHK-ut që refuzuan kompensimin e orëve të humbura gjatë grevës 3 javëshe.

Pas mbledhjes së Kryesisë, Kuvendi pritet të mblidhet në seancë të jashtëzakonshme.

Kujtojmë se Ministria e Arsimit mori vendim që orët e humbura gjatë grevës 3 javëshe të organizuar nga SBASHK-u për rritjen e koeficientit të pagave deri në 30%, të kompensohen.

Por, SBASHK-u paralajmëroi se nëse bëhet presion për kompensim të orëve të humbura, do të organizohet përsëri grevë e përgjithshme.