Sot janë marrë 11 mostra në Prizren për Covid-19

Qendra Rajonale e Shëndetit Publik në Prizren ka njoftuar se sot kanë vazhduar me marrjen e mostrave te personat që kanë pasur kontakt me të infektuarit me coronavirus.

Sipas kësaj Qendre, në Prizren janë marrë 11 mostra dhe në Banjë të Malishevës 8.Prej tyre, 2 pas 14 ditë vetizolimi dhe 6 raste kontakti.

“Sot, 20.04.2020, vazhduam mostrimin në gjurmim të coronavirusit. Ne Prizren kemi mostruar 11 mostra, në Banjë të Malishevës 8. Nga këto raste, 2 janë testime pas 14 ditësh vetizolimi dhe 6 raste kontakti”, thuhet në njoftimin e Qendrës Rajonale të Shëndetit Publik në Prizren.

Që nga 13 marsi kur është regjistruar personi i parë i prekur me coronavirus, e deri më sot, në Kosovë janë shënuar 561 të infektuar, 102 të shëruar dhe 12 të vdekur.

RAPORTO