Sot i jepet lamtumira e fundit Jetmir Aliajt

18.03.2019

Jetmir Alijaj nga Mushtishti i Suharekës ka mbetur i vrarë në vend, pas të shtënave me armë zjarri. 32-vjeçari, i cili ishte edhe punëtor i kësaj kazinoje, është qëlluar në vendin e tij të punës. Motivet e kësaj vrasjeje, ende nuk janë bërë të ditura, ndonëse dyshohet se deri të vrasja erdhi pas një përpjekje […]

Sot i jepet lamtumira e fundit Jetmir Aliajt Foto: Ilustrim

Jetmir Alijaj nga Mushtishti i Suharekës ka mbetur i vrarë në vend, pas të shtënave me armë zjarri. 32-vjeçari, i cili ishte edhe punëtor i kësaj kazinoje, është qëlluar në vendin e tij të punës.

Motivet e kësaj vrasjeje, ende nuk janë bërë të ditura, ndonëse dyshohet se deri të vrasja erdhi pas një përpjekje për ta grabitur kazinonë. Jozyrtarisht mësohet se viktima e ka identifikuar grabitësin, i cili më pas ka shtënë në drejtim të tij.

Djali i axhës së Jetmirit, Reshati, thotë se ai nuk kishte probleme me askënd. Alijaj e përshkruan kushëririn e tij si një djalë të sjellshëm dhe të urtë.

Varrimi i të ndjerit bëhet sot në ora 16:00 në varrezat e reja të fshatit Mushtisht.