Edhe pse javën e kaluar dha dorëheqje nga posti i kryeministrit, Ramush Hradinaj pritet sot që ta dorëzojë formalisht dorëheqjen tek presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Të premten, Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj gjatë mbledhjes njoftoi qeverinë se do të largohet nga posti i kryeministrit, për shkak se ka marrur ftesë nga Gjykata Speciale dhe se këtë javë do të udhëtojë për në Hagë.

Po ashtu, Haradinaj njoftoi se letrën për heqjen dorë nga posti i Kryeministrit të qeverisë do ta dorëzojë të hënën.

Ndryshe, pas dorëheqjes së Haradinajt ka pasur reagime të shumta, ku tashmë edhe partitë politike po presin vendimin e presidentit Thaçi, për datën e re të zgjedhjeve.