Sot hapet Universiteti Ndërkombëtar Veror i Prishtinës (PISU) – Mbledh studentë e profesorë nga e gjithë bota

07.07.2025

Sot shënohet ceremonia e hapjes së edicionit të 24-të të Universitetit Ndërkombëtar Veror të Prishtinës (PISU), një ngjarje tashmë tradicionale që mbledh së bashku akademikë dhe studentë nga e gjithë bota.

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” është organizator i këtij edicioni, i cili edhe këtë vit do të mirëpresë profesorë dhe studentë nga vende të ndryshme, krahas atyre vendorë. Kjo platformë verore synon shkëmbimin e njohurive, përvojave dhe kulturave, duke pasuruar ambientin akademik në Kosovë.

“Programi dyjavor i PISU-së, që do të zhvillohet nga 7 deri më 18 korrik 2025, përfshin ligjërata akademike, panele diskutimi dhe aktivitete të ndryshme kulturore,” njofton Universiteti i Prishtinës.