Sot hapet aplikimi për tërheqjen e 10% nga Trusti

11.12.2020

Sistemi online i Trustit për aplikim për tërheqjen e 10% hapet sot në ora 15:00. Aplikimi për tërheqjen e 10% është i thjeshtë, nevojitet vetëm numri personal dhe ai i llogarisë bankare, njofton SuharekaOnline. Qytetarët e Kosovës do të mund të aplikojnë për marrjen e 10% të trustit pensional në 4 muajt e ardhshëm. Sipas […]

Sot hapet aplikimi për tërheqjen e 10% nga Trusti Foto: Ilustrim

Sistemi online i Trustit për aplikim për tërheqjen e 10% hapet sot në ora 15:00.

Aplikimi për tërheqjen e 10% është i thjeshtë, nevojitet vetëm numri personal dhe ai i llogarisë bankare, njofton SuharekaOnline.

Qytetarët e Kosovës do të mund të aplikojnë për marrjen e 10% të trustit pensional në 4 muajt e ardhshëm.

Sipas Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike, qytetarët që kanë kursime deri në 10 mijë euro do të rimbursohen nga Qeveria duke filluar nga viti 2023.

Aplikimi mund të bëhet në www.trusti10.org