Sot hapet aplikimi për shtesat për lehonat dhe fëmijët, kështu mund të aplikoni

11.09.2021

Nga dita e sotme (11 shtator) do të hapet aplikimi për shtesat për lehonat dhe fëmijët. Ministri i Financave, Hekuran Murati dje e ka sqaruar mënyrën e aplikimit për shtesat prej 170 euro për lehonat dhe shtesat prej 10-20 euro për fëmijët. Apikimi duhet të bëhet në platformën e-Kosova – https://ekosova.rks-gov.net. Për mbështetjen e lehonave […]

Sot hapet aplikimi për shtesat për lehonat dhe fëmijët, kështu mund të aplikoni Foto: SuharekaOnline

Nga dita e sotme (11 shtator) do të hapet aplikimi për shtesat për lehonat dhe fëmijët.

Ministri i Financave, Hekuran Murati dje e ka sqaruar mënyrën e aplikimit për shtesat prej 170 euro për lehonat dhe shtesat prej 10-20 euro për fëmijët.

Apikimi duhet të bëhet në platformën e-Kosova – https://ekosova.rks-gov.net.

Për mbështetjen e lehonave mund të aplikojnë të gjitha lehonat që: Kanë lindur fëmijën pas datës 1 gusht 2021 e tutje; Janë të moshës mbi 18 vjeç.

Lehonat që kanë qenë të papuna në 12 muajt e fundit do të mbështeten me 170 euro në muaj për 6 muaj radhazi, ndërsa lehonat që figurojnë të punësuara në ndonjërin prej muajve në 12 muajt e fundit, do të mbështeten me 170 euro në muaj për 3 muaj radhazi.

Për shtesat për fëmijët, që nga nesër do të mund të aplikojnë në eKosova: Të gjitha nënat që kanë lindur fëmijën në vitin 2020 apo 2021.

Nga 1 janari 2022, aplikimi do të hapet edhe për fëmijët që kanë lindur në vitin 2018 e tutje, dhe njësoj do të zgjerohen grupmoshat e fëmijëve që përfitojnë, çdo 6 muaj, derisa të mbulohen të gjitha moshat nën 16 vjeç.

Për fëmijët 0-24 muaj, shtesat do të jenë 20 euro/muaj, kurse nga 24 muaj deri në 16 vjeç, nga 10 euro/muaj.