Sot, Halil Kastrati për 17 shkurt dhuron 17 banesa!

Sot, me datën 16 Shkurt 2019, Shoqata Bamirëse “Jetiamt e Ballkanit” organizon ceremoninë solemne, të dorëzimit të 17 banesave për familjet në nevojë.

Aktiviteti humanitar organizohet për nder të 17 Shkurtit – Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës dhe mbahet në Sallën e Kuqe në Prishtinë.

Këtë e ka bërë të ditur në profilin e tij në Facebook, drejtori i “Jetimave të Ballkanit”, Halil Kastrati.

Ai ka treguar se këto 17 çelësat, për familjet në nevojë, do të dhurohen në Sallën e Kuqe në Prishtinë, më 16 Shkurt në ora 11:00, në një ngjarje e cila do të ketë shumë mysafirë.

RAPORTO