Sot ftohtë, temperaturat maksimale 17 gradë

20.09.2022

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) përmes një njoftimi, ka bërë të ditur se kjo javë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit relativisht të ftohta me origjinë nga veriu. Po ashtu, nga IHMK-ja kanë njoftuar se ditën e martë dhe atë të mërkurë parashihen më shumë vranësira të cilat kanë mundësi të sjellin […]

Sot ftohtë, temperaturat maksimale 17 gradë Foto: Cloud in blue sky

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) përmes një njoftimi, ka bërë të ditur se kjo javë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit relativisht të ftohta me origjinë nga veriu.

Po ashtu, nga IHMK-ja kanë njoftuar se ditën e martë dhe atë të mërkurë parashihen më shumë vranësira të cilat kanë mundësi të sjellin riga të dobëta të karakterit lokal.

Ndërkaq, nga ky institut kanë theksuar se ditët tjera, deri në fundjavë parashihen të kenë një stabilitet.

Temperaturat minimalet do të lëvizin ndërmjet 3-7gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-20 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga veriu me shpejtësi 1-4m/s.

Të kujtojmë se në këtë javë, konkretisht me datën 23 shtator në orën 02:04 min hyjmë në stinën e vjeshtës astronomike dhe dita me natën do të jenë të barabarta, pra, do të ndodh ekuinoksi  vjeshtor dhe pastaj ditët vazhdojnë të shkurtohen për 1 min dhe netët të zgjaten për 1 min.