Sot edhe zyrtarisht do të fillojë procesi i numërimit të votave me kusht si dhe ato të personave me aftësi të kufizuara.
Numërimi i këtyre votave do të fillojë prej orës 16:00 në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR)
Zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi, tha se numri i votave me kusht në nivel vendi është rreth 26 mijë e 400, ndërsa numri i votave të personave me nevoja të veçanta është rreth 2 mijë e 150.
“Këto vota do t’i nënshtrohen kontrolleve, krahasimeve dhe verifikimeve me votuesit e rregullt dhe atëherë do të kemi të qartë se sa prej tyre aprovohen dhe sa refuzohen. Vetëm fletëvotimet e aprovuara numërohen”, deklaroi Elezi.