Sot fillon dimri, në fund të javës pritet të bie borë

21.12.2020

Instituti Hidrometeorologjik i Kosov ka njoftuar se sot në orën 11:02 min fillon stina e dimrit astronomik. Edhe pse gjatë ndërrimit të stinëve shpesh herë kemi çrregullime në Troposferë, një gjë e tillë nuk parashihet të ndodhë deri në fundjavë. Do të mbajë mot i vranët dhe me intervale kohore me diell. Në fundjavë pritet […]

Sot fillon dimri, në fund të javës pritet të bie borë Foto: Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosov ka njoftuar se sot në orën 11:02 min fillon stina e dimrit astronomik.

Edhe pse gjatë ndërrimit të stinëve shpesh herë kemi çrregullime në Troposferë, një gjë e tillë nuk parashihet të ndodhë deri në fundjavë. Do të mbajë mot i vranët dhe me intervale kohore me diell.

Në fundjavë pritet të ketë kushte tjera meteorologjike, vranësira të dendura të cilat parashihen të sjellin reshje bore. Kjo situatë e krijuar do të ndikoj në rënien e temperaturave minimale deri -6, -7 gradë Celsius.

Sa i përket temperaturave maksimale ato vazhdojnë të mbeten mbi vlerat e normales për pesë ditë të ardhshme. Minimalet do të lëvizin ndërmjet -2 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-10 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga jugperëndimi dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-8 m/s.