Sot filloi aplikimi për legalizim të armëve

  • 17.12.2018
Sot filloi aplikimi për legalizim të armëve

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), e ka marrur vendimin për legalizimin e armëve të lehta dhe të vogla, kurse nga data 17 dhjetor 2018 fillon periudha e legalizimit dhe do të jetë në fuqi për 6 muaj.

Në njoftim është deklaruar se në parim procedurat janë të thjeshta, një qytetar i cili posedon armë dhe dëshiron ta legalizojë atë duhet të lajmrohet tek zyrtari policor në stacion të Policisë, në stacionin më të afërt që ndodhet, dhe aty do të merrni informatat e nevojshme në lidhje me procedurat për legalizimin e armës që e keni në posedim.


Në komunikatën për media nga  Ministria e Punëve të Brendshme shprehen: “Ne konsiderojmë që kjo periudhë është e mjaftueshme që qytetarët tanë të legalizojnë armët e tyre dhe gjatë kësaj kohe ne do të shpërndajmë në mënyrë të vazhdueshme  informatat e nevojshme në lidhje me procedurat që duhen ndjekur nga qytetarët për të realizuar këtë të drejtë ligjore”.

Po, ashtu ata shprehen se përmes hulumtimeve ndërkombëtare kanë bërë të ditur se në Kosovë gjinden një numër në mes të 240000 dhe 260000 armë të vogla dhe të lehta, i cili ky numër është zvogluar rreth 10000 gjatë vitëve të kaluar.

“Hulumtimet ndërkombëtare kanë nxjerrë si rezultat që në Kosovë gjinden një numër në mes të  240000 dhe 260000 armë të vogla dhe lehta. Ky numër është ulur për rreth 10000 gjatë viteve të kaluara si rezultat i masave që janë marrë nga institucionet, siç janë miratimi i bazës ligjore për armë si dhe konfiskimet e rregullta që bëhen nga Policia e Kosovës”, thuhet në njoftim.

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë