Sot do të protestojnë punëtorët e sigurimit fizik të KEK-ut

20.02.2024

Shoqata Sindikale e Sigurimit Fizik në KEK do të mbaj sot protestë paqësore duke filluar nga ora 10:00, në sheshin “Zahir Pajaziti”, dhe para zyrave të KEK-ut.

Sot do të protestojnë punëtorët e sigurimit fizik të KEK-ut Foto: Ilustrim

Protesta do të mbahet kundër vazhdimit të tenderimit “të paligjshëm” të këtij Departamenti, pagat e ulëta dhe kushtet e rënda për punonjësit e sigurimit fizik në KEK.

Nga këta punëtorë protesta janë mbajtur edhe më parë.