Sot dita e fundit për aplikim për subjektet që duan të marrin pjesë në zgjedhjet lokale

16.08.2021

Kanë mbetur edhe rreth dy muaj që nga data kur do të mbahen zgjedhjet lokale, 17 tetor. Partitë politike veçse kanë filluar përgatitjet për këto zgjedhje, duke filluar nga zyrtarizimet e emrave të kandidatëve për kryetarë të komunave. Ende asnjë parti e madhe dhe parlamentare nuk kanë dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) listën […]

Sot dita e fundit për aplikim për subjektet që duan të marrin pjesë në zgjedhjet lokale Foto: Ilustrim

Kanë mbetur edhe rreth dy muaj që nga data kur do të mbahen zgjedhjet lokale, 17 tetor.

Partitë politike veçse kanë filluar përgatitjet për këto zgjedhje, duke filluar nga zyrtarizimet e emrave të kandidatëve për kryetarë të komunave.

Ende asnjë parti e madhe dhe parlamentare nuk kanë dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) listën me emrat e kandidatëve.

Si duket partitë politike parlamentare e kanë lënë në momentin e fundit që të aplikojnë dhe dorëzojnë në KQZ listat me emrat e kandidatëve që të garojnë në zgjedhjet lokale, për Kryetar Komune dhe Kuvende Komunale.

Ndërsa, subjektet politike që dëshirojnë të marrin pjesë në zgjedhjet e 17 tetorit, i ka mbetur afat vetëm dita e sotme (e hënë) për të aplikuar në KQZ.

Po ashtu ky institucion ka punuar edhe gjatë fundjavës që lamë pas, me qëllim për të pranuar aplikimet e subjekteve politike për zgjedhjet lokale të tetorit.

Nga KQZ kanë bërë të ditur se deri tani kanë pranuar 29 subjekte politike, prej tyre 6 janë parti politike, 10 janë iniciativa qytetare dhe 13 të tjerë janë kandidatë të pavarur.

Kujtojmë se deri më tani për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale në Komunën e Suharekës ka aplikuar vetëm Iniciativa e Therandës për certifikim në zgjedhjet për Kuvendin Komunal në Suharekë.

Kujtojmë se kjo iniciativë në zgjedhjet lokale të 2017’s kishte fituar një ulëse në Asamblenë Komunale në Suharekë.